Futboll Sport

VJEN NGA ITALIA/ Zbulohet trajneri i ri i Partizanit

Partizani është në kërkim të trajnerit të ri, që pas largimit të Skënder Gegës. Kampionët e Shqipërisë do të nisin përgatitjet për t’u përfaqësuar në Champions, ndaj kjo gjë kërkon caktimin sa më shpejt të njeriut të stolit. Gjë që mund të zyrtarizohet shumë shpejt, ndoshta që sot, sipas mediave italiane. Gazetari italian, Alfredo Pedulla, ka bërë me dije se Partizani ka rënë dakord me Franco Lerda, i cili ka drejtuar më parë, ndër të tjera, edhe skuadra si Torino, Pescara, Lecce, Vicenza etj:

“Një tjetër trajner italian për stolin e Partizanit të Tiranës. Ky është Franco Lerda, tani në “pole” për klubin e njohur shqiptar. Bisedimet mes palëve kanë arritur deri në pikën sa, të enjten në Shqipëri do të ketë një takim mes drejtuesve të Partizanit dhe Lerda për të rregulluar edhe hollësitë e fundit. Disponueshmëria është totale. Do të ishte një eksperiencë jashtë vendit plot hijeshi për Lerda, duke pasur parasysh se Partizani do të marrë pjesë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve”.

Related posts

BËN GODITJEN E MADHE PAS ZYRTARIZIMIT TË DE LIGT/ Juventus kërkon të “rrëmbejë” portierin e Premier…

Delo.autor

PAS DISFATËS NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Flet Sarri: Mendoj se erdhëm në këtë finale me…

Delo.autor

Pushimet luksoze të Xhakës, ja ku është ‘arratisur’ futbollisti i Kombëtares me të dashurën (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment