Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA TEK BOTËRORI “RUSI 2018″/ Skemën e Argjentinës e bënin vetë lojëtarët, ja shkaku befasues

Lucas Biglia, mesfushori i Milanit dhe i Argjentinës, ka zbuluar kanalin televiziv “TyC Sports” një prapaskenë të lidhur me Botërorin në Rusi 2018,  ku Selection u eliminua në fazën çerekfinale, teksa akuzat ranë të gjitha mbi Jorge Sampaoli dhe Lionel Messi, kapitenin dhe liderin e skuadrës.

Mes Sampaolit dhe skuadrës nuk kishte raport dhe kishte shpërthyer një revoltë.

Lucas Biglia rrëfen: “Pas humbjes me Kroacinë në ndeshjen e dytë të grupit D, ishim në rrezik eliminimi dhe atëherë vendosëm të flisnim me Sampaoli,i kërkuam pse kishte ndryshuar skemën e ndeshjes me Islandën”.

“Kështu, i imponuam metodën taktike që duhet të përdorte. Ai i merrte gjërat me shumë ndërlikim dhe në situata të vështira duhet të luaje thjeshtë”

Related posts

Fillon numërimi mbrapsht, ja kur MBYLLET MERKATO në ligat kryesore të Europës

Isa.Autor

De Brujne habitet me gazetarët anglezë: Si e sulmojnë lojtarin e kombëtares?

Isa.Autor

Nga penalltitë e Steauas te kapitullimi në Romë, netët e zeza të Barçës në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment