Futboll Kosova Shqipëri Sport

U KËRKUA NGA PORTUGALIA/ Ja oferta e “çmendur” që refuzon klubi gjerman për Rashicën

Milot Rashica ishte një nga lojtarët më të spikatur tek  Verder Bremen dhe ofertat për të nuk mund të mungonin.

Sipas asaj që shkruan “BILD” në drejtim të klubit gjerman ka ardhur një ofertë për yllin kosovar. Benfika ka ofruar 18 milionë euro për 22-vjeçarin, por përgjigjja ka qenë jo nga drejtuesit gjerman.

Kjo shumë nuk është e mjaftueshme për të marrë yllin e skuadrës, prej të cilit drejtuesit e Verderit nuk duan të heqin dorë.milot rashica

Rashica shënoi 12 gola dhe dha 6 asiste për Verder Bremenin, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur të kësaj skuadre. Edhe me kombëtaren e Kosovës ai është një titullar i padiskutueshëm ku së fundmi arriti të shënojë edhe në dy ndeshjet kualifikuese për Europianin 2020, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Related posts

ISHTE PRANË TRANSFERIMIT TEK “KUQEZINJTË/ Wanda Nara zbulon prapaskenat: Ju tregoj pse doja që Icardi të shkonte tek Milan…

Delo.autor

“NE DO TË KËRKOJMË NJË EKIP TË FRESKËT”/ Koeman: Jemi ende gjallë, nuk dorëzohemi. Lenglet i merr gabimet shumë personalisht

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Nisin përgatitjet, Partizani stërvitet pa dy titullarët. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment