Futboll Sport

“ISHIN PERSONA ME MASKA”/ Tifozi i Kosovës rrëfen ngjarjen e turpshme të çekëve: Na sulmuan duke ngrënë bukë

Kosova u mposht mbrëmjen e djeshme nga Çekia me rezultatin 2-1, në përballjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Nuk kanë munguar incidentet para ndeshjes, teksa një grup tifozësh kosovarë janë sulmuar nga çekët.

Ndërkohë në një prononcim për “RTV Dukagjinin”, tifozi i Kosovës, i cili kishte dorën e lënduar, ka rrëfyer gjithë ngjarjen që ka ndodhur e që ai e ka konsideruar tërësisht jo sportive.

Jetoj në Graz të Austrisë dhe jam nga Gjilani. Kemi qenë duke ngrënë bukë në mënyrë të qetë. Na kanë sulmuar persona me maska. Ne nuk kemi provokuar. Sulmi ka qenë komplet i papritur. Ne kemi ardhur për ambient sportive. Kjo nuk është atmosferë sportive. Nuk ka të bëjë me sportin. Kam parë që policia ka reaguar… Ne jemi kryesisht studentë. Nuk kemi qëllime provokimi. Unë vetë jam baba i dy fëmijëve. Nëse është e mundur do të shikojmë ndeshjen, në të kundërtën shohim se çfarë do të bëjmë”, u shpreh tifozi.

Related posts

Lorik CANA del në transmetim LIVE/ Shihni si e ”TALL” bashkëshortja e tij italiane (FOTO)

Isa.Autor

NUK I KURSEN GOLAT NË KAMPIONATIN FINLANDEZ/ Sulmuesi i Shqipërisë mesazh Rejas për ndeshjet e nëntorit

Delo.autor

FEDERATA FAL NEYMAR/ Vieira shpërthen: Janë gjëra të papranueshme

Delo.autor

Leave a Comment