Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Pogba javën tjetër do të firmosë për…

Pol Pogba është një nga emrat më të nxehtë të kësaj merkato, dhe e ardhmja e tij nuk dihet ende.
Mediat e ndryshme e lidhin 26-vjeçarin, me një transferim të mundshëm tek Juventusi ose Real Madridi. Për këtë transferim ka folur edhe gazetari spanjoll, Eduardo Inda, i cili është shprehur se javën e ardhshme
Pogba do të firmosë me Real Madridin: “Unë mendoj se javën e ardhshme, Pogba do të jetë lojtari i ri i Real Madridit. Marrëveshja është shumë pranë, Reali ofron 80 milion euro plus Gareth Bejl, të cilin ata e vlerësojnë 90 milionë euro”.- u shpreh spanjolli.pogba
Gjithashtu ai foli edhe për një kalim të mundshëm tek Juventusi të francezit : “Interesimi i Juventusit është një mashtrim i Raiolës, për të rritur çmimin e lojtarit të tij.” – mbylli intervistën Inda, për “El Chiringuito”.
E ardhmja e yllit francez nuk dihet akoma, por sipas lajmeve më të fundit ajo pritet të jetë në Spanjë.

Related posts

“ATA NUK E MERITOJNË TË JENË TIFOZËT TANË!” Tirana dhe Kukësi reagojnë ashpër ndaj akteve vandale në “Air Albania”

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona-Bayern Munich do të gjykohet nga… armiku i Messit

Delo.autor

KA TË DREJTË/ Spalletti: Unë nuk do të jem KURRË si Mourinho, as ky INTER NUK është ai…

Isa.Autor

Leave a Comment