Futboll Seria A Sport

A DO TË LARGOHET DYBALA? Sarri me këtë përgjigje zbulon të ardhmen e argjentinasit

Maurizio Sarri këmbëngul se Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventusi.

Ka pasur pyetje se si ai do të përshtatet në sistemin e Sarrit dhe nëse kthimi i Gonzalo Higuain mund të detyronte një largim të Dybala, por trajneri i ri i ‘Bianconerëve’ ka zbuluar idenë në mendjen e tij.

“Ai mund të luante lehtësisht në rolin e një sulmuesi të fshehur”, tha Sarri.

“Ne gjithashtu mund të gjejmë zgjidhje të ndryshme. Ai mund të luajë si mesfushor, ose si një trekuartist pas dy sulmuesve”, përfundoi trajneri italian.

Manchester United ka qenë i lidhur me transferimin e argjentinasin, i cili kishte mjaft probleme nën urdhrat e Massimiliano Allegrin.

Dybala sezonin e kaluar shënoi vetëm pesë gola në Serie A.

Related posts

Plas tek Arsenali, futbollistët e tjerë duan që Sanchez të largohet para fundjavës

Q.Autor

“EDI REJA PO TALLET ME KARRIERËN E TIJ”/ “Shpërthen” menaxheri: Jasir Asani meriton Kombëtaren…

Delo.autor

MENDON RIKTHIMIN TEK REAL MADRID/ Legjenda e Los Blancos tregon shanset

Isa.Autor

Leave a Comment