Futboll Sport

Zbulohet mesazhi i Deschamps në finale: Jepjani topin Mbappes (FOTO)

Didier Deschamps i dha një mesazh kyç futbollistëve të Francës në pushim të finales së Kupës së Botës: “Jepjani (topin) Kylian (Mbappe)!”

Franca ishte në avantazh 2-1 ndaj Kroacisë, kur futbollistët u futën në dhomat e zhveshjes.

Ishte ai momenti kur Deschamps i këshilloi lojtarët e tij për strategjinë që do të ndiqnin në 45 minutat e dyta, për të ruajtur fitoren.

“Ngrini kokën, hapni veshët! Ata dalin përpara, do të vijnë të marrin topin, jashtë shumë agresivë. – tha trajneri i Francës. – Ju po e shihni sa energji kanë. Luani sa më thjeshtë të jetë e mundur. Nëse keni topin dhe dikush po ju bën presion, atëherë pasojeni atë. Pasojeni sa më shpejt dhe sa më shpesh te Kylian (Mbappe).”

Mbappe shënoi golin e katërt për Francën, me një goditje nga jashtë zone, në ndeshjen që u mbyll 4-2.

Deschamps pati këshilla edhe për Antoine Griezmann, i cili shënoi me penallti golin e dytë për “gjelat”.

“Antonie duhet të zbresësh pak më poshtë gjatë kundërsulmeve tona, – tha Deschamps. – Ti po qëndron shumë i avancuar në sulm. Ne na duhet të kemi një pikë pasimi më shumë edhe ai mund të jesh ti.”

France central defender Raphael Varane had his own message for his team-mates

Më pas, Pogba ndërpreu fjalën e trajnerit duke bërritur: “Të jemi pozitivë”.

Gjithsesi, ishte qendërmbrojtësi Raphael Varane që tha fjalën e fundit. Pasi tërhoqi vëmendjen e shokëve duke goditur tavolinën në qendër të dhomës së zhveshjes, lojtari i Real Madrid tha: “Çuna gjithçka është në dorën tonë. Duhet të besojmë te fitorja. Ne do të fitojmë, ne na do fitojmë këtë ndeshje. Nuk na intereson sesi, por kanë ngelur 45 minuta ku do të japim gjithçka. Forca…”

 

Related posts

LEGJEONARËT/ Milot Rashica “me shokë”! Futbollistët shqiptar që shkëlqyen këtë javë (VIDEO)

Delo.autor

SPECIALE/ Botërori 1990: Gjermania Perëndimore bën tripletë në tokën italiane

Isa.Autor

HUMBET NDAJ MAN CITYT/ Liverpool nuk është më i pamposhtur në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment