Futboll Seria A Sport

BARCELONA NIS SHITJET NË MERKATO/ Marotta gati të përfitojë për dy lojtarët “katalanas”…

Barcelona ka nisur shitjet dhe i ka hapur derën Ivan Rakitiçit, tashmë “i huaj në shtëpi” te katalanasit, pasi ka humbur edhe mbështetjen e admiruesit të tij kryesor, trajnerit Ernesto Valverde. Klubi spanjoll, sipas mediave iberike, e ka vendosur në merkato mesfushorin, aq sa vetë ai ka pranuar një largim të mundshëm, pavarësisht se ka pranuar opsionin për të qëndruar.

Rakitic

Ndërkohë, menaxheri i tij, Arturo Kanales, po studion terrenin për të gjetur një rrugëdalje nëse do të jetë e nevojshme. Dhe, ka gjetur në Serinë A vendin më të sigurt për të sistemuar klientin e tij, edhe duke konsideruar legjislacionin e ri fiskal që favorizon lojtarët e huaj. Nuk është sekret që ish-lojtari i Sevijës pëlqehet nga Interi, ku fillimisht Luçiano Spaleti dhe tani Antonio Konte kanë mirëpritur afrimin e 31-vjeçarit. Megjithëse, nuk do të merren në konsideratë shpenzime të çmendura, pasi në atë rol u afruan këtë merkato Nikolo Barela e Stefano Sensi. Dhe, nëse për të dytin shlyerja është “me të drejtë” pas një sezoni, për të parin do të paguhen rreth 35 milionë euro përfshi bonuset.

PAS ARDHJES SË DE JONGUT…

Faktikisht, në repartin e mesfushës Barcelona gjatë kësaj merkatoje bleu Frenki De Jongun, i cili me siguri, pas 75 milionë eurove që u paguan, do të jetë titullar i padiskutueshëm. Gjithashtu, Valverde ka vendosur t’i japë besim edhe Serxhi Robertos dhe me titullarët praktikisht të paluajtshëm që do jenë Artur dhe pikërisht De Jong, emrat në listë për një fanellë të disponueshme po pakësohen.

Vidal

MES EMRAVE MBETET VIDAL

Ndër të tjera, zikaltrit, sipas burimeve të njëjta, po mbajnë gjithmonë nën vëzhgim një tjetër lojtar të Barçës, Arturo Vidalin, i cili mund të përshëndesë Spanjën pas një tjetër sezoni për shkak të tepricës në mesfushë. Për më tepër, përveç Lionel Mesit, është me valixhe në duar ashtu si gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Nuk ekziston ende një ofertë zyrtare dhe mbetet për t’u kuptuar se si do të reagojë administratori i deleguar interist Xhuzepe Marota, pasi pala spanjolle do të kërkojë asgjë më pak se 30 milionë euro për kilianin. Dy hipotezat në çdo rast mbeten “fantashkencë”, pasi përfshi pagat, do të kalonin 60 milionët si kosto totale dhe administratorit Xhuzepe Marota do t’i nevojitej një formulë “magjike” për të mos përkeqësuar bilancin.

Related posts

Mourinho thumbon Pogban: “Pyeteni atë pse po dështon – jo mua!”

Sadik.Autor

FEDERATA E FUTBOLLIT ANGLEZ/ Ja sa e dënon lojtarin që kafshoi ish-mesfushorin e Liverpoolit…(VIDEO)

Isa.Autor

HUMBJA TURPËRUESE NË NORVEGJI/ Mourinho nuk e fal, Kumbulla në janar pritet të transferohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment