Futboll La Liga Sport

BARCELONA PAGOI 120 MILIONË EURO PËR GRIZMANN/ Atletico i shpall luftë: Shuma e pamjaftueshme, duhen dhe…

Transferimi i Antoine Griezman te Barcelona për 120 mln euro ka sjellë irritimin e Atletico Madrid pavarësisht se katalanasit kanë paguar klauzolën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Atletico shkruan se pretendon edhe 80 mln euro nga ky kalim, duke patur parasysh faktin që klauzola e Griezman deri më 1 korrik ishte 200 mln euro.

“Shuma e depozituar është e pamjaftueshme për të kënaqur klauzolën, pasi është e qartë  se marrëveshja mes lojtarit dhe Barcelonës u mbyll para se klauzola të binte nga 200 në 120 milionë euro, ashtu siç vet Grizman njoftoi lamtumirën  nga klubi në 14 maj.

Ne kemi filluar procedurat dhe e konsiderojmë të përshtatshme këtë gjë, për mbrojtjen e të drejtave tona legjitime”, shkruhet në komunikatën e klubit spanjoll.

Related posts

“NUK NDIHEM NË FAJ PËR BAJRAMIN”/ Silvinjo: Broja është mirë, por duhet të fitojë eksperiencë

F.autor

NDESHJA NDAJ BYLIS/ “Ujqërit e Dëborës” nxjerrin në shitje biletat, ja sa do kushtojnë

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ Cikalleshi: Nëse jemi të gjithë bashkë do marrim rezultat në “Wembley”

Delo.autor

Leave a Comment