Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Boateng largohet nga Sasuolo, prezantohet tek klubi i ri… (FOTO)

Kevin-Princ Boateng, do të jetë lojtari më i ri i Fiorentinës, dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë nën urdhrat e Vinçenco Montelës.

Zyrtarizimin e sulmuesit, e ka komunikuar klubi vjollcë nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku shkruajnë se kanë arritur marrëveshjen me Sasuolon, për transferimin e sulmuesit ganez në “Artemio Franki”. 32-vjeçari do t’i kushtojë arkave të Fiorentinës 1 milionë euro, dhe pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë për sezonin e ri.

Gjatë karrierën së tij Boateng ka mbajtur veshur edhe fanellën e Milanit, Shalke 04, Aintraht Frankfurt, Sasuolo, dhe së fundmi Barcelonës, me të cilët zhvilloi vetëm 4 ndeshje. Sulmuesi ka fituar edhe disa trofe si, Serinë A, Superkupën Italiane, Kupën e Gjermanisë, dhe La Ligën.

 

Related posts

INTER-SASSUOLO/ “Zikaltërit” të papërmbajtshëm, ekipi i Contes përmbys rezultatin në 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Vllaznia i falet penalltisë së Latifit ndaj Kastriotit dhe kap Kukësin

Delo.autor

ZBULOHET FORMACIONI TITULLAR/ Zidane me pesë yje të rinj për sezonin e ardhshëm, ja emrat e bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment