Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia arrin marrëveshjen me futbollistin maqedonas… (FOTO)

Vllaznia ditën e sotme ka zyrtarizuar një tjetër blerje në merkato.

Drejtuesit e klubit shkodran kanë rënë dakord që mbrojtësi maqedonas, Aleksandar Ristevski të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Administratori i klubit, Suad Lici, ka firmosur sot kontratën me këtë futbollist, duke e bërë tashmë pjesë të Vllaznisë dhe do të jetë pjesë për periudhën e kupave të Europës, nëse ajo e arrin një objektiv të tillë.

“Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Aleksandar Ristevski dhe premton që pas tij do të ketë edhe të tjerë lojtarë që do të vishen kuqeblu, pasi pretendimet e këtij emri të madh të futbollit shqiptar janë për ndërtimin e një ekipi cilësor për sezonin e ri futbollistik”, thuhet në reagimin zyrtar të Vllaznisë.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ TALENTI SHQIPTAR: Luaj me KOSOVËN, vetëm nëse NUK më do SERBIA

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ATLETICO MADRID/ Dybala këshillon ekipin: Ja se ku duhet të përmirësohemi…

Delo.autor

Botërori “Rusi 2018″/ Interesi kombëtar del mbi atë personal te Gjermania

Sadik.Autor

Leave a Comment