Futboll Sport

CHAMPIONS/ Partizani – Qarabag, pjesa e parë përfundon në barazim pa gola

Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë në sfidën ndërmjet partizanit dhe Qarabagut e vlefshme për turin e parë kualifikues në Champions League.

Kampionët e Azerbajxhanit vendosën disa herë në vështirësi portën e Partizanit por nuk arritën që të finalizonin.

Të kuqtë që debutojnë nën drejtimin e trajnerit italian Franco Lerda fillimisht studiuan lojën e kundërshtarit për të zbritur me kundërsulme.

Në minutën e 20′ kampionët e Azerbajxhanit ishin shumë pranë golit por traversa shpëton Partizanin nga pësimi i golit të parë. Ozoviç me portën thuajse të boshatisur nga më pak se 11-metra, ka gabuar, duke goditur traversën.

Partizani kishte rastin e artë për të shënuar në minutën e 45’. Telushi jep një asist fantastik për Ibrahimin, ky i fundit harkon në zonë për Çinarin, ky i fundit godet me kokë, por topi largohet në këndore.

Skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjeve për të marrë udhëzimet nga dy trajnerët respektivë.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Ja 2 përforcimet e para për Solskjaer…

Isa.Autor

AKUZON BAYERNIN E MYNIHUT/ Mateus: Po përdor standard të dyfishtë për De Ligtin dhe Levandovskin

F.autor

INTER ESCALDES-TEUTA/ Martini kërkon përmbysjen e madhe, hedh në fushë “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment