Futboll Sport

DE ROSSI TEK BOCA JUNIORS/ Legjenda Maradona i dërgon mesazhin e parë: Nuk të njoh, por…

Daniele De Rosi e ka vendosur që të vazhdojë ende të jetë pjesë aktive e futbollit.

Mesfushori u largua nga Roma, teksa drejtuesit nuk i rinovuan kontratën, pavarësisht se ishte kapiteni i skuadrës dhe një nga idhujt e tifozerisë.

Megjithatë, tashmë De Rosi pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet te Boca Juniors.

Ekipi argjentinas i ka hapur dyert mesfushorit, ndërsa legjenda Maradona i ka uruar mirëseardhjen italianit.

Maradona ka luajtur për Bocën në vitet 1981-1982 dhe 1995-1997.

“Nuk të njoh personalisht, por të jesh i sigurt se mund të jesh i qetë. I qetë me mua dhe Bocën. Do të shihemi së shpejti. Për ne të veshësh fanellën e Bocës, është si San Genaro që rrjedh në gjakun tënd. Të dërgoj një puthje dhe përshëndetje familjes tënde”, ishte mesazhi i Diego Armando Maradonës, për mesfushorin De Rosi.

Related posts

I eliminoi Flamurtari, zv/trajneri i Partizanit ka këtë peng

Q.Autor

Mesfushori kroat i sinqertë/ “Nuk do të qaja nëse Ronaldo do të largohej

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Khabib Nurmagomedov në Prishtinë? Ja e vërteta e fotos së shumëpërfolur

Isa.Autor

Leave a Comment