Futboll Ligue 1 Sport

LARGOHET NGA MILAN/ Andre Silva kryen vizitat mjekësore te klubi i ri…

Andre Silva, tashmë mund të quhet edhe lojtari më i ri i Monacos.

Sulmuesi portugez sapo ka përfunduar vizitat mjekësore me klubin nga Principata, dhe tani do të hedhë firmën në kontratë.

Bëhet fjalë për një kontratë, që do ta mbajë të lidhur me Monacon deri në qershor të 2024.

Në arkat e Milanit do të shkojnë 25 milionë euro, dhe 23-vjeçari do të nisë një aventurë të re tashmë.

Kujtojmë se lojtari u ble nga kuqezinjtë dy vite më parë, për shifrën e 38 milionë eurove nga Porto.

Pas një sezoni zhgënjyes tek Milani, portugezi u huazua tek Sevilla sezonin e kaluar me te drejtën e blerjes, e cila nuk u shfrytëzua nga spanjollët.

Tani Silva do të largohet përfundimisht nga Milani, të cilët pritet ta zëvendësojnë me lojtarin e Atletico Madridit, Angel Correa.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ WEST HAM/ Trajneri Tuchel: Mjekët do të më vrasin, por besoj se…

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Leeds-Arsenal. ezultati 0-0

Delo.autor

Klubi i Kategorisë së Parë kërkesë Ardjan TAKAJT: Po u përjashtua Korça, eja investo te ne

Sadik.Autor

Leave a Comment