Bundesliga Futboll Sport

DEKLAROI LARGIMIN NGA FUTBOLLI/ Letra prekëse e Roben: Luajta 19 vite me pasion, koha për…

Arjen Roben deklaroi të enjten largimin përfundimtar nga futbolli profesionist, holandezi që mahniti jo pak tifozë me lojën e tij të shpejtë dhe të bukur.

Largimi i tij nuk ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi dëmtimet e shpeshta detyruan lojtarin të qëndronte jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Dje është zbuluar edhe letra e plotë e lamtumirës së holandezit fluturues.

LETRA

“Është sërish korrik, koha që futbollistët të përgatiten për sezonin e ri. Jo unë. I kam shfrytëzuar këto dy javët e fundit për të menduar disa gjëra. Pas ndeshjes së fundit me Bajernin, kam menduar shumë se çfarë do të bëj në të ardhmen. Dhe tani vendosa t’i jap fund karrierës sime si lojtar profesionist. Ky ka qenë pa dyshim vendimi më i vështirë i jetës sime.

Një vendim ku zemra dhe koka u përplasën me njëra-tjetrën. Dashuria për këtë lojë dhe bindja për të pushtuar botën nuk janë gjithmonë në sinkron me realitetin. Nuk je më një djalë 16-vjeçar që nuk e di se çfarë do të thotë të dëmtohesh. Për momentin jam i shëndetshëm dhe në formë dhe si një admirues i shumë sporteve preferoj që të qëndroj kështu. Largimi është përfundimtar, është më mirë kështu. Në dhjetorin e vitit 2000, aventura ime te Groningeni.

Më pas karriera ime mori një rrugë që vetëm mund ta kisha ëndërruar në atë kohë. Groningen, PSV, Çelsi, Real Madrid dhe Bajerni i Mynihut. Dhe e fundit por jo nga rëndësia, kombëtarja e Holandës. Nuk ka gjë më të bukur se sa të luash për vendin tënd. Në 2017 vendosa të largohesha nga përfaqësuesja me të cilën luajta 96 ndeshje. Kisha fatin të luaja në 6 kompeticione madhore dhe të mbaja shiritin e kapitenit në vitet e fundit. Kam luajtur dhe jetuar 19 vite me pasion dhe jam munduar gjithmonë të bëj më të mirën.

Kjo më ka kushtuar shumë energji dhe sigurisht është një lodhje e madhe mendore. Sidomos në momentet kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, vjen një kohë kur duhet të luftosh. Lojtarët profesionistë janë etiketuar shpesh si egoistë dhe unë nuk kam bërë përjashtim nga këto fjalë. Dua të falënderoj familjen time për mbështetjen pa kushte, mirëkuptimin dhe dashurinë e treguar. Ka ardhur koha për një kapitull të ri në jetën time dhe mezi po pres të kaloj më shumë kohë me fëmijët dhe gruan time. Të shijojmë së bashku të gjithë gjërat e mira që na presin në të ardhmen”.

Related posts

Tunizia luan shansin e fundit, belgët: Nuk jemi këtu për çmime personale

Isa.Autor

NUK NDALEN KATALANASIT/ Edhe pa Messin, Barcelona shpartallon Valencian

Delo.autor

PSE NUMRIN 26? Ish-kapiteni i Chelseat zbulon arsyen, ja si e fundos tifozin me përgjigjen… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment