Futboll Sport

SKEMA E KATEGORISË SË PARË/ FSHF bën çudira me vendet në fazën e tretë, ja vendimet

Një vendim që lë vend për interpretim dhe për më tepër duket absurd për mënyrën se si është bërë ndarja e pozicioneve është ai i fazës së tretë për Kategorinë e Parë.

Ekipet që do të luftojnë për vendet e para janë ndarë nga i pari deri në të katërtin, ndërsa ato që do të luajnë për mbijetesë nga i pesti në të dhjetin. Në këto kushte, lind pyetja se pse nuk u vendos një barazi, ku nga vendi i parë dhe në të pestin të luanin për “play-off” dhe nga i gjashti në të dhjetin për “play-out”.

Diçka absurde, në një kohë që vendi i pestë me pikët pas dy fazave mund të jetë më i denjë për të tentuar dy pozicionet e para. Me sa duket, në FSHF janë largpamës, duke bërë parashikime që… tani.

Related posts

STATISTIKAT FLASIN PËR RONALDON/ Por nuk do ta besoni kush është më efikasi tek Manchester United

Delo.autor

PARTIZANI-DINAMO/ Pas një kundërsulmi rrufe të “Demave”, Mala ndëshkon “Blutë” (VIDEO)

Delo.autor

Gatuzo nuk ka dilema, përballë Arsenalit do të luajnë titullarët që “thyen” Lacion

Q.Autor

Leave a Comment