Formula 1 Sport Të tjera

DËSHTIMI TOTAL NË SILVERSTONE/ Vettel dorëzohet: Bëra gabim, gara për titull ka përfunduar

Një tjetër garë për t’u harruar kjo e Sebastian Vettel, që në pistën e Silverstone u rendit në vendin e 16-të pas aksidentit me Max Verstappen dhe penalizimit që mori nga komisarët e pistës.

Piloti i Red Bull parakaloi Vettel, që në përpjekje për të rimarrë pozicionin gaboi, frenoi me vonesë dhe përfundoi në pjesën e pasme të makinës së holandezit.

“Ishte një gabimi i mi. Mendova se kisha hapësirën e duhur për ta parakaluar, por ishte vonë. Nuk mund ta evitoja aksidentin. Megjithatë, deri në atë moment gara po shkonte mirë. Bëra një gabim dhe e pësova, pasi nuk pata më kohë për të korrigjuar gabimin”, u shpreh Sebastian Vettel.

“Makina ishte e shpejtë dhe isha i kënaqur me ritmin që Ferrari kishte në garë. Megjithatë, tashmë Hamilton është shkëputur shumë, ndaj Botërori mund të konsiderohet i mbyllur. Gabimet, herë të Ferrarit e herë të pilotëve, na penalizuan këtë sezon deri më tani”, tha Vettel, që është 100 pikë pas Hamilton në renditje.

Related posts

SPEKTAKËL NDAJ TOTTENHAM/ Derbi i Londrës i takon Arsenalit

F.autor

ZBULON TIFOZIN E TIJ VOGËL ME AFTËSI TË KUFIZUARA/ Granit Xhaka: Ai tregon se mund të jesh i lumtur, edhe pse…

Delo.autor

LUHET NË “SANTIAGO BERNABEU”/ Real Madrid përballë Osasunës, fitorja i jep kreun e La Ligas

Delo.autor

Leave a Comment