Futboll Seria A Sport

DI GJITHMONË TË “GODASË” NË MERKATO/ Ja “top” formacioni Juventus me parametra zero

Kur bëhet fjalë për lojtarë me parametra zero “Zonja e Vjetër’ është ajo që di të godasë më mirë se askush tjetër, për të marrë ‘xhevahire’ në skuadrën e saj.

Më i fundit, që ka mbërritur falas në radhët e kampionëve të Italisë, është francezi Adrien Rabiot. Në këtë linjë mund të llogarisim edhe Buffon, rikthimin e tij tek ‘torinezët’ pas një viti si ‘parizien’, edhe pse 41-vjeçari do të jetë rezervë.

Numri i lojtarëve me këto “valenca” te Juventusi është i konsiderueshëm, sa me to mund të ndërtohej një formacion i plotë, me kosto zero, por me potencial të jashtëzakonshëm në fushën e blertë. Ndër to ka edhe yje të vërtetë, ende në majat e futbollit botëror, si Paul Pogba, Ramsey, Coman etj.

Në grafikun më poshtë mund të njiheni me 11 futbollistët, që bardhezinjtë i morën falas ndër vite nga skuadra të tjera, të vendosur në një skemë disi të rrallë tashmë në futboll, 3-2-3-2. Gjithçka nis nga portieri Buffon dhe përfundon në sulm, me dyshen Llorente dhe Coman, ende në aktivitet. Në “kullën e regjisë” spikat Andrea Pirlo.

Related posts

Gol “alla Ibrahimoviç”/ Talenti SHQIPTAR dhuron SPEKATKËL në Kroaci (VIDEO)

Isa.Autor

Rekordi i “Vieja e Limës”, në stol në moshën 92-vjeçare

Sadik.Autor

DERBI I LONDRËS/ Lloris: Është më shumë se një ndeshje për të dy klubet

Isa.Autor

Leave a Comment