Futboll Sport

KËRKOI “DIVORCIN” ME SHKODRANËT/ Zbulohet klauzola që ka vendosur Vllaznia me fantazistin

Viktor Da Silva kërkoi mirëkuptim nga Alban Xhaferi për largimin nga Vllaznia, por sponsori i klubit shkodran dje në një bisedë për “Panorama Sport”, i kujtoi brazilianit kushtet e kontratës.
Pas deklaratës ekskluzive për gazetën nga fantazisti në numrin e djeshëm, ka ardhur edhe reagimi i Xhaferit, i cili i është referuar marrëveshjes që ka bërë me lojtarin në verën e vitit të kaluar.

“Da Silva është lojtar i Vllaznisë derisa t’i mbarojë kontrata. Çdo futbollist i Vllaznisë, përfshi edhe Da Silvën, nëse dëshiron të largohet, i ka kushtet e përcaktuara në kontratë, përfshi edhe vlerën e kartonit”, ka sqaruar sponsori i klubit pasi u pyet për brazilianin.

KARTONI

Por sa është vlera e kartonit që ka vendosur klubi i Vllaznisë për Viktor da Silvën?

Edhe pse Alban Xhaferi nuk përmendi shifra në deklaratën për brazilianin, “Panorama Sport”mëson nga burime të sigurta në klub se në kontratën 2-vjeçare të firmosur nga Da Silva është përcaktuar një dëmshpërblim prej 120 mijë eurosh.

Pra, çdo klub i interesuar për blerjen e kartonit të Da Silvës, duhet të derdhë në arkën e Vllaznisë këtë shumë për transferimin e lojtarit.

Related posts

AKOMA “DHIMJBE KOKE” PËR VALVERDEN/ Ndeshja e sezonit të kaluar vazhdon ti japë makthe

Isa.Autor

Bëri shumë njerëz të dashurohen me këtë sport/ Ronaldo fenomeni i rikthehet sërish futbollit por jo si lojtar…

Sadik.Autor

“I KA IMPRESIONUAR TË GJITHË”/ Ish-ylli i PSG: Ky sulmues mund të arrijë nivelin e…

Delo.autor

Leave a Comment