Futboll La Liga Sport

RIKTHIM PAS 9 MUAJSH/ Barcelona i befason të gjithë me listën e Championsit

Quique Setién ka publikuar sot listën e të thirrurve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, që Barcelona do të luajë në ditët në vijim. Lajmi i madh është kthimi i Ousmane Dembélé, i cili nuk ka luajtur një ndeshje me ekipin katalanas prej nëntë muajsh. Në fakt, Setién e vlerësoi mundësinë e thirrjes së tij për ndeshjen e së shtunës së kaluar kundër Napolit, por nuk e bëri këtë, pasi pa që lojtarit i mungonte besimi. Ndërkohë, francezi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe mund të ketë minuta aktivizim këtë të premte, kundër Bayernit . Nëse jo titullar, mund të aktivizohet në pjesën e dytë.

Në listën e 26 lojtarëve nuk është Umtiti, i cili do të vazhdojë rikuperimin e tij në Barcelonë. Me ekipin do të udhëtojë edhe Braithwaite, pavarësisht se nuk është i federuar për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Nëntë lojtarë nga ekipi rezervë o të jenë pjesë e ekspeditës së Barçës në Lisbonë, ku do të zhvillohet “Final Eight” e Champions-it. Fluturimi do të nisë nesër, në orën 10.15 të mëngjesit, nga aeroporti “El Prat”. Skuadra katalanase do të stërvitet pasdite në “Estadio de la Luz”.

Ja lista e lojtarëve të thirrur nga Setien: Ter Stegen, Semedo, Piqué, Rakitic, Busquets, Suárez, Messi, Dembélé, Neto, Lenglet, Griezmann, Alba, Braithëaite, Sergi Roberto, De Jong, Vidal, Junior, Iñaki Peña, Riqui Puig, Ansu Fati, Araujo, Monchu, Mingueza, Konrad, Reis dhe Jandro.

Related posts

LOW I LARGOI NGA GJERMANIA/ Ozil ngushëllon: Më vjen keq që lojtarët më të mirë…

Delo.autor

ALMERIA TRIUMFOI PËR HERË TË PARË NDAJ BARCELONËS/ Katalanasit regjistrojnë një rekord negativ

F.autor

Juventusi “piketon” talentin e Atalantës

Sadik.Autor

Leave a Comment