Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E MILINKOVIC-SAVIC TEK “DJAJTË E KUQ”/ Flet presidenti i Lazios: Do t’i vlerësojmë të gjitha ofertat…

Sergej Milinkoviç-Saviç është pranë largimit nga Lacio, dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Premier Ligë.

Sipas lajmeve të fundit lojtari mund të transferohet tek Mançester Junajtid, për shumën e 90 milionë eurove. Për këtë ka folur edhe presidenti i Lacios, i cili shprehet: “Ne do të shohim kushtet nëse përputhen. Ne kemi një raport shumë të mirë më njëri-tjetrin. Do t’i vlerësojmë të gjitha ofertat me një frymë bashkëpunimi, që të kujdesemi për interesat e klubit dhe të lojtarit. Do të marrim vendime që janë të mira për të gjithë. Nga investimet që kemi bërë verën e kaluar, tani duhet të ishim në Ligën e Kampionëve, por shpresoj që të kemi mësuar nga përvoja.”, u shpreh Lotito.milinkovic.lazio.coppaitalia.2018.2019.750x450

Lacio shpreson ta shesë mesfushorin serb, për shkak se ai do të rregullonte financat e klubit, dhe kryeqytetasit do të kishin më shumë mundësi për të investuar në merkato.

Related posts

Benedikt Howedes: Juventus? Do të shohim situatën, dhe do ta përcaktojmë të ardhmen time

Sadik.Autor

Barcelona kërkon fitore edhe në La Liga, formacionet zyrtare Valencia – Barcelona

Isa.Autor

ZYRTARE/ Boateng i habit të gjithë me skuadrën e re, rikthehet të luajë aty ku nisi karrierën

Delo.autor

Leave a Comment