Futboll Seria A Sport

HIDHET SHORTI I SERIE A/ Java e dytë “ZJARR”, Sarri gjen përballë RIVALIN…

Është hedhur ditën e sotme, shorti i Serisë A. Nga ky short është caktuar dhe kalendari i ndeshjeve të një prej kampionateve ë të ndjekura në Europë.

Sezoni i ri i kampionatit italian do të fillojë në 24 gusht, dhe do të përfundojë në 24 maj.

Gjatë sezonit do të kemi katër pushime ndërkombëtare, gjatë fundjavave të 8 shtatorit, 12 tetorit, 17 nëntorit dhe 29 marsit.

Gjithashtu do të ketë edhe tre raunde në mesjavë, të cilat përkojnë me datat, 29 shtator, 30 tetor dhe 22 prill. Pushimi dimëror do të zhvillohet nga 29 dhjetori deri në 5 janar.

Nga sezonin që vjen, Liga Italiane, me një komunikatë zyrtare ka vendosur disa ndryshime të reja me kalendarin e sezonit të ri.

-Javën e parë dhe në ndeshjet që do të luhen në mesjavë nuk do të luhen ndeshjet mes Interit, Milanit, Napolit dhe Romës, duke përjashtuar këtu derbet e Xhenoas, Romës dhe Torinos.

-Derbet e mëdha mes Interit, Juventusit, Napolit dhe Romës, do të zhvillohen në javë të ndryshme.

-Përveç ndryshimeve të përmendura në pikat e para, të gjithë të tjerët mund të përballen në javën e parë ose të fundit.

-Nuk do të ketë asnjë ndeshje të përsëritur, që do të thotë ndeshje e njëjtë dhe në rend të njëjtë (shtëpi-transfertë), në krahasim me kalendarin e sezonit që lamë pas.

Java e parë nuk ka sjellë përballje shumë të forta. Milani, Napoli dhe Juventusi do të nisin këtë sezon në transfertë, ndërsa Interi i Antonio Kontes do e nisë në shtëpi.

Java e parë: 

Kaljari-Bresah

Fiorentina-Napoli

Inter-Leçe

Parma-Juventus

Roma-Xhenoa

Sampdoria-Lacio

SPAL-Atalanta

Torino-Sasuolo

Udineze-Milan

jacvaaa-1-56b97d69deb44529e81eba51970bd9735794edffa80d

Java e dytë:

java e dyte

Related posts

“ISHA NJË NJERI I VDEKUR QË ECËN MBI TOKË”/ Mihajloviç flet për sëmundjen: I kisha premtuar lojtarëve se…

Delo.autor

​Berlusconi tregon arsyen e vërtetë pse e shiti Milanin

Q.Autor

TJETËR GODITJE PËR BAYERN/ Dështojnë të arrijnë marrëveshjen për të rinovuar kontratën me…

Delo.autor

Leave a Comment