Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E ARDHMJA E VEDAT MURIQIT/ Menaxheri zbulon klubin me të cilin ka arritur akordin

E ardhmja e Vedat Muriqit është shndërruar në një “telenovelë”. Të shumta kanë qenë klubet e interesuara për shërbimet e shqiptarit të Kosovës, pas shpërthimit te Rizeporti në Superligën turke.

Ndërkohë, në një prononcim për “TV 360”, menaxheri i ish-sulmuesit të Besës dhe Teutës, Haul Kanatar, duket se i ka dhënë fund të gjitha dilemave duke zbuluar kështu të ardhmen e Muriqit.

Sipas tij, destinacioni i preferuar i shqiptarit është Galatasaray, teksa pritet që shumë shpejt të arrihet marrëveshja për transferimin e 25-vjeçarit nga Prizreni, te kampionët në fuqi të Turqisë.

“Vedat Muriqi ka arritur akordin me Galatasarayn. Pritet që shumë shpejt të ndodhë edhe transferimi. Vedati e planifikon karrierën te Gallata”, u shpreh menaxheri i sulmuesit.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Egnatia në “Selman Stërmasi”. Rezultati 1-1

Delo.autor

OFERTA E UNITED/ Skriniar dhe shuma rekord që do të bindë Inter-in

Isa.Autor

“PIKANTE” TEK BARCELONA/ Griezmann: Suarez më ka telefonuar, Messi ende jo

F.autor

Leave a Comment