Futboll Sport

E BUJSHME/ De Ligt arrin marrëveshjen me Juventusin, ja kur mbërrin në Torino (FOTO)

uventusi po i afrohet fundit të marrëveshjes me De Ligt dhe Ajaxit që zotëron kartonin e talentit holandez .

Detajet midis klubeve po zhvillohen me intensitet edhe në orët në vazhdim pritet të marrë fund një herë e mirë “telenovelën” që zgjati më shumë se një muaj, shkruan “Calciomercato”.

Juventusi do të derdhë në arkat e klubit nga Amsterdami plot 70 milionë euro, ndërsa mbrojtësi do të nënshkruajë me bardhezinjtë kontratën 5-vjeçare.

Në rast të performancës së mirë të De Ligt atëherë “Zonja e Vjetër” i detyrohet Ajaxit edhe 5 milionë euro të tjera në formë shpërblimesh.

Sipas medieve italiane lojtari ditën e martë do të mbërrijë në Torino për të kryer testet mjekësore dhe më pas ti bashkohet shokëve të rinj të skuadrës nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Related posts

SHËNOI SUPER GOL KUNDËR GENOAS/ Goditja e Ronaldos arriti shpejtësinë e frikshme

Delo.autor

E PAZAKONTË NË ITALI/ Ja momenti kur portieri i mohon golin ekipit kundërshtar me ndihmën e rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri. Rezultati 4-1

Delo.autor

Leave a Comment