Futboll Sport

GJITHMONË JE NË ZEMRËN TIME/ Zidane vuan për vëllain që u nda nga jeta (FOTO)

Zinedine Zidane ditën e shtunë u detyrua të largohet me urgjencë nga stërvitja parasezonale me Realin e Madridit pasi mori lajmin e korbshëm që vëllai i tij është ndarë nga jeta.

Trajneri i Madridit postoi në rrjetet sociale një fotografi së bashku me vëllain e tij, Farid Zidane, i cili u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Ti gjithmonë ke qenë udhërrëfyesi im. Ti ke qenë i drejtë, zemërgjerë dhe guximtar”, shkroi Zidane.

“Ti i ke dashur të tjerët dhe të tjerët të kanë dashur ty. Gjithmonë kam qenë shumë krenar me ty, do të jesh gjithmonë në zemrën time”, shtoi ai.

Zidane pritet t’i ribashkohet skuadrës së Real Madridit në Kanada në ditët në vijim, për të vazhduar stërvitjet parasezonale.

Related posts

DISFATA NDAJ PSG-SË NË CHAMPIONS/ Trajneri Koeman bën mbledhje tek Barcelona. Ja çfarë ndodhi…

Delo.autor

ITALI-SPANJË/ E gjithë Bota me sytë nga super ndeshja, pritet të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Dalic: Djemtë dhanë maksimumin, objektivi ishte kualifikimi më tej

Sadik.Autor

Leave a Comment