Futboll Sport

E BUJSHME/ Griezmann, Atletico Madrid trondit Barcelonën! (FOTO)

Pasi ka zyrtarizuar Joao Felix, Atletico Madrid tani bën kapriçio sa i përket shitjes së Antoine Griezmann te Barcelona dhe gjithçka lidhet me një takim të padëshiruar që katalanasit kanë kryer në mars me futbollistin, duke qenë se kjo gjë nuk lejohej, sipas rregullores së trasnferimit të lojtarëve që janë nën kontratë me një klub.

Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Juventusit. Katalanasit kanë shkelur rregulloren duke biseduar me futbollistin francez dhe duke e bindur të largohet nga Madridi, e gjitha në padijeni për klubin “colchoneros”, duke e ditur që klauzola e largimit të tij në mars ishte 200 mln euro.

Palët kanë rënë dakord që kalimi të bëhet më 1 korrik kur vlera e klauzolës të bëhet 120 mln euro. Kështu, pas deklaratave të presidentit të Barcelonas, Bartomeu, vjen reagimi i Atletico Madrid.

“Si rezultat i gjithë kësaj, sot Atletico Madrid i ka kërkuar futbollistit, motrës së tij agjente dhe avokatit të tij që Antoine Griezmann në bazë të kontratës së detyrueshme që ka me klubin tonë, të paraqitet të dielën e ardhshme në ambjentet e klubit për të nisur fazën përgatitore bashkë me shokët e skuadrës”.

Përmes këtij njoftimi për shtyp, Atletico Madrid dëshiron të shprehë neverinë për sjelljen e të dy palëve, sidomos për Futboll Klub Barcelona, që ka detyruar lojtarin të thyejë kontratën që e lidh me Atletico Madridin në një moment gjatë sezonit, kur klubi po luante jo vetëm për Champions League ndaj Juventusit, por edhe në luftën për titullin kampion në La Liga kundër Barcelonës, diçka që konsiderohet kundër periudhës së mbrojtur të negocimit me lojtarët dhe të tjerët në bazë të rregullores të vendosur nga qeveritë dhe drejtuesit e të gjithë kompeticioneve sportive, edhe për faktin se do të jetë një humbje e madhe për klubin dhe miliona fansat tonë”, përfundon deklarata e klubit madrilen, duke e bërë të qartë se tani mes klubeve dhe lojtarit do të ketë një betejë të hapur ligjore. /Telesport

Related posts

“KATASTROFA ME SKOCINË/ Duka-Panuçi, zbardhen prapaskenat për shkarkimin e italianit

Isa.Autor

Probleme në Man Utd, ky është plani i tifozëve për ndeshjen ndaj Burnleyt

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Tottenham. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment