Futboll Sport

E BUJSHME/ Kinezët kritikojnë Manchester Cityn dhe Guardiolën: Arrogantë në sjellje…

Mediat kineze kanë kritikuar hapur sjelljen e Manchester Cityt dhe Pep Guardiolës në Shangai.

Agjencia shtetërore e lajmeve, “Ksinhua”, u ka bërë një kritikë të fortë kampionëve të Anglisë për sjelljen që kanë shfaqur gjatë turneut të tyre në Trofeun Aziatik të Premier Ligës.

Sipas “Ksinhua”-s, Guardiola dhe skuadra e tij rrezikojnë të humbasin një pjesë të mirë të tifozëve të tyre për faj të sjelljes arrogante që kanë treguar ndaj tifozëve lokalë.

Një dëm që nuk ka të krahasuar me humbjen në finalen kundër Wolvesit, që i rrëmbeu në fund trofeun pas goditjes së penalltive.

Në editorial, “qytetarët” etiketohen si të parespektueshëm dhe arrogantë dhe akuzohen se shkuan në Kinë vetëm për para, duke mos shfaqur afërsi ndaj tifozëve, të cilët kishin vajtur për t’i pritur e për t’i parë dhe nuk u kursyen për asnjë moment në mbështetjen e tyre.

Guardiola sulmohet për faktin se nuk u ndal të fliste me tifozët pas fitores ndaj West Hamit të mërkurën.

Por, mungesa e respektit të Cityt është vënë re edhe në situata të tjera ndaj tifozëve dhe mediave kineze, e cila nuk është kapërdirë lehtë në këtë vend.

Related posts

Milan Skriniar i sigurtë: Nuk largohem nga Interi, kam një kontratë me zikaltrit

Sadik.Autor

Mane “kërcënon” Realin, vë në dukje “armën” e fortë të Liverpoolit

Sadik.Autor

Arsenal, Aubameyang premton: Ky ishte vetëm fillimi…

Q.Autor

Leave a Comment