Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Icardi rikthehet tek Inter, klubi dorëzohet para sulmuesit

Sulmuesi Mauro Icardi do të dalë në stërvitje me Interin.

Argjentinasi do të rikthehet me shokët e ekipit ditën e mërkurë për të marrë ngarkesë.

Ish-kapiteni u ka kërkuar drejtuesve të përgatitet së bashku me skuadrën dhe këta të fundit kanë pranuar duke patur frikë nga pasojat ligjore.

Nuk bëhet fjalë për një përmirësim marrëdhëniesh mes palëve, por vetëm për stërvitje.

Trajneri Antonio Conte nuk do e llogarisë për ndeshjen dhe po pret që drejtuesit t’i japin zgjidhje kësaj situate.

Sulmuesi nuk ka arritur të gjejë një skuadër tjetër, kjo dhe për faktin se nuk do që të largohet nga Italia.

Mediet italiane shkruajnë se Wanda Nara është sërish shtatzanë dhe Icardi do t’i qëndrojë afër.

Related posts

Milan dhe Raiola në një mendje: Të shitet Donnarumma, por me çfarë çmimi?

Sadik.Autor

EIBAR-REAL MADRID/ Super ylli Modric përfiton nga një gafë dhe ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Një SHQIPTAR fton kampionin e dyfishtë të botës në duel për titull (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment