Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Prestigjozja “Marca” shuan dyshimet: Ky është klubi i ri i Gareth Bale

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale pritet që të nënshkruaj me skuadrën e Super Ligës Kineze, Jiangsu Suning.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, uellsiani do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare me klubin aziatik nga e cila do të përfitojë plot 22 milionë euro në sezon.

Bale nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm dhe agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett, është në fund të finalizimit të marrëveshjes.

Jiangsu ka për pronar Suning Business Group, të cilët kanë blerë vitin e kaluar 70 për qind të aksioneve të klubit të Interit.

Related posts

BAYERN KA ZHDUKUR ÇDO EMOCION/ Në Bundesliga duan ndryshim radikal për t’i dhënë fund “tiranisë”

Delo.autor

GARUES MES LEGJENDAVE/ Si krahasohet Mbappe me “Fenomenin”, Raul, Messi, CR7

Isa.Autor

Gol në ndeshjen Lokomotiv Moscow – Atletico Madrid

Q.Autor

Leave a Comment