Futboll Sport

E PABESUESHME/ Ky gol me roveshiatë eliminon Hajdukun e Splitit (VIDEO)

Surpriza më e madhe e raundit të parë të Ligës së Europës është eliminimi i Hajduk Split, skuadër që pretendonte grupet e turneut, nga maltezët e Gzira.

Askush nuk e priste një rezultat të tillë të skuadrës së shqiptarëve, që doli nga loja për faj të zgjedhjeve të gabuara të trajnerit, por edhe aftësisë së ish-sulmuesit të Feronikelit, Hamed Kone, i cili shënoi dy gola për ekipin e tij maltez.

Hajduku, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë në transfertë dukej i qetë, aq sa trajneri la në stol Ardian Ismajlin për këtë sfidë, duke aktivizuar ndërkohë nga minuta e parë Tahirajn.

Goli i avantazhit i Hradi që në minutën e 7-të i dha bindjen kroatëve se do të kualifikoheshin lehtësisht.

Por Gzira barazoi shifrat në minutën e 57-të dhe më pas, në të 69-ën, Kone gjeti rrjetën për ta kaluar në avantazh me një goditje spektakolare.

Pikërisht sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi edhe golin e 3-1 që eliminoi kroatët në minutën e 96-të të takimit, duke arritur një rezultat historik për skuadrën e tij.

Related posts

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Pas një aksioni model, Hoxhaj ndëshkon “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ 101 minuta në fushë, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes Kroaci-Spanjë

Delo.autor

DO TË LUAJË NË ELITËN E FUTBOLLIT KLROAT/ Shqiptari firmos kontratë 4-vjeçare me klubin Lokomotiva e Zagrebit

Delo.autor

Leave a Comment