Futboll Kategoria Superiore Sport

EDON HASANI PRISHI GJAKRAT TEK TIRANA/ N’Goo i del në mbrojtje : Mbaje kokën lart….

Skandal te Tirana! Agustin Torrasa dhe Edon Hasani janë përplasur me njëri-tjetrin në stërvitje. Mësohet se futbollistët janë konfrontuar keq aq sa është dashur ndërhyrja e stafit teknik dhe e futbollistëve të tjerë për të qetësuar gjakrat.

Menjëherë trajneri, Ardian Mema ka marrë vendimin për të përjashtuar nga stërvitja Edon Hasanin. Ky veprim i trajnerit ka irrituar së tepërmi mesfushorin shkodran, që ka komunikuar me drejtuesit e klubit dhe i kërkuar që të largohet nga grumbullimi në Ohër pas incidentit.

Hasani është nën kontratën me bardheblutë, por ai nuk e shikon më veten tek Tirana pas përplasje me argjentinasin dhe ka kërkuar që të prish kontratën.

Shkodrani ishte një ndër futbollistët më të rëndësishëm të bardhebluve sezonin e kaluar. Por sjellja e tij nuk u justifikua nga trajneri Mema dhe presidenti, Refik halili pritet të marrë masa për këtë veprim aspak të hijshëm.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh mes tij dhe Tiranës, por në këtë moment shkodranit i del në mbrojtje edhe gjganti i sulmit kryeqytetas, Michael N’Goo.

“Edhe njerëzit e verbër e shohin rëndësinë tënde në skuadër sezonin e kaluar. Mbaje kokën lart. Vazhdo lufto, e vërteta do të njihet. Zoti është me ty!”, shkruan sulmuesi anglez në “Instagram”.

Related posts

“SFIDË E VEÇANTË SEPSE ËSHTË DERBI”/ Pirlo: Jemi duke u përgatitur mendërisht që të kemi një…

Delo.autor

U RIKTHYEN NË NORMALITET/ REALI me trajner të ri, lojtarët komentojnë të larguarin Lopetegui

Isa.Autor

PAMJET/ Një popull në ekstazë, Argjentina e “djeg” për suksesin e Messit, miliona tifozë festojnë për suksesin në Botëror

F.autor

Leave a Comment