Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ 11-she thuajse e detyruar. Ja formacioni i mundshëm i Inter…

Për Antonio Konten ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht drejt Inter-Milan të së shtunës. Ditën e djeshme trajneri është rikthyer në “Appiano” pas një minipauze, edhe pse do të gjejë vetëm katër lojtarë: Handanoviç, Padeli, Darmian dhe Ranokia, të vetmit që nuk janë nisur me kombëtaret përkatëse dhe kanë rezultuar negativë në testet “anti-COVID”.

Mbeten gjashtë lojtarët pozitivë: Bastoni, Shkriniar, Galjardini, Naingolan, Radu dhe Jang. Nga këto raste duhet izoluar ai i Bastonit, që ka tani një shpresë sado të vogël për derbin: nëse karantina do të reduktohej në 10 ditë, në rastin më të mirë mbrojtësi mund të marrë një tampon negativ që të enjten; teknikisht, do të ishte i grumbullueshëm në limite për derbin.

FORMACIONI – Derbi ku për një fanellë titullari pritet të duelojnë vetëm Eriksen dhe Brozoviç, me të dytin që po fiton terren, në gjashtë precedentët me “Djallin” ka humbur vetëm një herë (po ashtu si Vidal), me katër suksese. Është i vetmi që mund të bëjë “regjisorin” dhe fantazistin, duke ndihmuar Konten të ndryshojë gjatë ndeshjes.

formacioni

Për pjesën tjetër, formacioni pritet i caktuar: D’Ambrozio dhe Kolarov në krah të De Vrajt, Perisiç do të bëjë anësorin e majtë, në sulm do të luajë pa asnjë dyshim “Lu-La” (me Lukakun dy herë shënues në derbi). Pavarësisht mungesave, të gjithë dinë si fitohet një sfidë brenda qytetit.

Related posts

NDIZET SFIDA NË “CAMP NOU”/ Messi zhbllokon sfidën nga pika e bardhë, Mbappe ndëshkon portierin Ter Stegen (VIDEO)

Delo.autor

KATAR 2022/ Edi Reja merr lajmin e keq, humbet sfidën ndaj San Marinos mesfushori i Kombëtares…

Delo.autor

IRRITOHET IBRA/ Kam më shumë gola unë se ndeshje ai (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment