Futboll Kategoria Superiore Sport

EKIPI DREJT SHPËRBËRJES PAS VENDIMIT TË CAS/ Ja dilemat e sezonit të ri të Skënderbeut

Vendimi i KAS-it duket se e ka prerë në mes planin kryesor të Skënderbeut për të ndërtuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Në kushtet kur ky organ la në fuqi vendimin me 10 vite pezullim nga Europa dhe 1 milion euro gjobë për korçarët, gjithçka duket se duhet të ribëhet nga e para. Sidomos për sa i përket riorganizimit të ekipit për sezonin e ri.

Për lojtarët që kanë një kontratë të vlefshme nuk duket se do të ketë ndonjë problem sepse të gjithë do të jenë pjesë e Skënderbeut në fillim të përgatitjeve për kampionatin e ardhshëm. Duket se ata që do të jenë më “problematikë” për Skënderbeun në lidhje për të vendosur të ardhmen, janë lojtarët të cilët bardhekuqtë kërkojnë që t’i mbajnë në ekip, por që kontrata e tyre u ka përfunduar.

Skenderbeu

Në këtë listë janë edhe tre prej atyre që kanë qenë boshti i Skënderbeut për sezonin që u mbyll. Duke filluar nga Kristi Vangjeli, kapiteni Marko Radas e deri te Gjergj Muzaka janë të pavendosur për sa i përket të ardhmes. Pavendosmëri që u përforcua më shumë edhe nga vendimi i KAS-it në lidhje me dënimin e korçarëve.

DILEMAT – Nëse deri pak kohë më parë Vangjeli fillimisht ishte pranë rikthimit në Korçë, aq sa edhe vetë presidenti e konfirmoi që do të jetë pjesë e bardhekuqve sapo të përfundojë kampionatin në Australi, një gjë e tillë nuk është më kaq e sigurt. Korçari ka në plan që të rifitojë një kontratë në kontinentin e vogël dhe të ndërtojë jetën atje së bashku me familjen.

Skenderbeu

Por edhe nëse kjo nuk përmbushet, atëherë mund të kërkojë një destinacion të ri si zgjedhje të parë, ndërsa kthimi në Korçë duket më i largët tashmë. E njëjta gjë mund të flitet edhe për kapitenin Marko Radas.

Zërat, më së shumti e largojnë me skuadrën korçare pas këtij vendimi sesa mund ta bëjnë që të qëndrojë sërish me Skënderbeun. Ndryshe qëndron fakti për Muzakën. Mesfushori tiranas duket i lëkundur dhe me shumë mundësi mund të jetë sërish pjesë e Skënderbeut. Kjo edhe për vetë faktin se Gjergj Muzaka kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë në Korçë, pavarësisht se çfarë do të ndodhte me çështjen në gjykim të klubit.

Muzaka

LARGIMET – Nëse futbollistët e mësipërm janë në dilemë për qëndrimin e tyre për shkak të kontratës, ka edhe disa të tjerë që mund të sakrifikohen për të siguruar financa te klubi bardhekuq me qëllim që të përballojnë shpenzimet e sezonit të ardhshëm. Në këtë listë është i pari mesfushori vlonjat Dejvi Bregu.

Dejvi Bregu

Në drejtim të lojtarit kanë ardhur oferta të shumta dhe nuk do të ishte çudi nëse vlonjati do të transferohej në një kampionat të huaj kundrejt një vlere që do të derdhej në klubin korçar. Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe Blerim Krasniqi. Sulmuesi duket se për momentin ka vetëm oferta nga klube brenda vendit. Tirana qëndron në krye të të gjitha ofertave për sulmuesin, por në Korçë shpresojnë që të vijë një ofertë nga jashtë vendit që të përmbushë pritshmëritë e klubit. Kjo do të ishte një plusvalencë e madhe ekonomike për bardhekuqtë në kushtet ku ndodhet klubi tashmë.

Related posts

U GRUMBULLUA PËR HERË TË PARË TEK FRANCA/ Theo Hernandez: Shpesh i them vëllait se do t’ia zë vendin…

Delo.autor

ZBULON ARMËN E EKIPIT NË PËRMBYSJE/ Zidane: U thashë në pushim të ndeshjes se…

Delo.autor

“NJË LOJTAR KA PRERË DORË, PO NA HANË DJERSËN”/ Plas në Kosovë. Ngrihet rast penal për ish-lojtarin e Kombëtares (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment