Futboll Sport

NGA DE JONG TEK RONALDO/ Ja operacionet e merkatos që lindën prej… hidhërimit

Të shumta janë rastet vitet e fundit, ku skuadrat e mëdha europiane, kanë blerë lojtarë nga ekipe, të cilat mund t’i kenë eliminuar, madje disa herë, kanë blerë pikërisht protagonistët që me golat apo paraqitjet e tyre, kanë shkaktuar eliminimin.

Kështu, rasti më i fundit është ai i Matijs De Ligt. Holandezi, në çerekfinalen e 8 mahit, shënoi me kokë ndaj Juventusit të Alegrit, dhe kjo i kushtoi bardhezinjve eliminimin, ndërsa Ajaksi avancoi më para. Tashmë, “Zonja” e bleu kapitenin e klubit holandez, vetëm pak muaj më vonë.

de ligt

Rast tjetër, po me Juventusin, është ai i një sezoni më parë. Një rroveshatë fantastike e Kristiano Ronaldos një sezon më parë, brenda në “Alianz Stadium”, bëri që gjithë publiku torinez, të duartrokiste yllin e Realit, teksa i eliminonte nga Champions. Pak kohë më pas, Ronaldo u transferua te Juvja, ku që në sezonin e parë shënoi 28 gola në 43 ndeshje në total.

ronaldo roveshata

E mbani mend përmbysjen e madhe të Barcelonës ndaj PSG në sezonin 2016-17? Katalanët u mundën 4-0 në Paris, ndërsa më pas përmbysën gjithçka me shifrat 6-1 në “Camp Nou”. Ishte pikërisht Nejmar, që me dy gola, në minutat 88 dhe 91, para se të asistonte edhe golin e Serxhi Robertos, që ndihmonte ekipin të kualifikohej. Në verën e atij viti, PSG pagoi plot 222 milionë euro, për blerjen më të shtrenjtë në histori, dhe e solli brazilianin pikërisht në “Parkun e Princave”.

nejmar

Diçka e tillë i ka ndodhur edhe Interit. Zikaltrit eliminoheshin nga Europa League në sezonin 2014/15, nga gjermanët e Volfsburgut, ku mes tyre ishte edhe kroati Ivan Perisiç, që më pas e gjeti veten me fanellën e Interit.

ivan perisic volfsburg

Raste të ngjashme, kanë përjetuar edhe Ksavi Alonso, që eliminonte Realin e Madridit në vitin 2009 me Liverpulin, e më pas blihej nga madrilenët. Hoze Antonio Rejes, u ble po nga Reali, pasi i eliminoi me Arsenalin.

09_alonso_getty

Edhe Palermo është eliminuar në turet eliminatore të Europa League nga Maribori, ndërsa vetëm pas pak kohësh, ka qenë presidenti Zamparini që i mori dyshen Josip Iliçiç dhe Armin Baçinoviç ekipit slloven.

13_ilicic_bacinovic_getty

Milani ka bërë gjithashtu diçka të tillë, teksa ka blerë nga bjellorusët e BATE Borisovit, Vitali Kutuzovin, si edhe Umit Davala nga Gallatasarai. Tjetër transferim i bujshëm nga “Djalli”, ka qenë ai i dyshes suedeze, Andreas Anderson dhe Jepser Blomkvist, pasi kuqezinjtë u eliminuan nga Goteborgu në sezonin 1996/97.

16_davala_ansa

Kristof Dugari është një tjetër blerje e Milanit, ku kuqezinjtë e blinin nga francezët e Bordosë, dhe francezi i shënonte dy gola kuqezinjve. Për të mos lënë pa përmendur edhe Marsel Desaili, që u ble sërish nga Milani, pasi në 1993 i eliminoi me ekipin e Marsejës.

19_andersson_blomqvist20_dugarry_ansa22_desailly_getty

PANORAMASPORT.AL

Related posts

CITY KALON NË RAUNDIN TJETËR/ Dopieta i talentit Diaz dërgon City-n në çerekfinale (VIDEO)

Isa.Autor

SHPËRTHEN FESTA/ Zvicra kalon në avantazh, Xherdan Shaqiri shënon ndaj Serbisë

F.autor

KËPUCËT e INIESTËS në debutimin japonez, të gjithë po FLASIN për to

Isa.Autor

Leave a Comment