Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ELIMININATORET “KATAR 2022″/ Një shqiptar synon Botërorin me shtetin aziatik…

Një shqiptar në përfaqësuesen e Malajzisë në futboll. Liridon Krasniqi, i cili konsiderohet lojtari i huaj më i suksesshëm në Superligën e këtij vendi, ka vendosur të luajë për kombëtaren malajziane me dëshirën e madhe për të dhënë kontribut në kualifikimin e mundshëm në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

27-vjeçari është grumbulluar me Malajzinë për ndeshjet e raundit të dytë eliminator të Azisë për Botërorin që do të mbahet pas tre vjetësh.

Mediet malajziane kanë konfirmuar se Krasniqi tashmë është pajisur me nënshtetësi dhe ka të drejtë të luajë në këto eliminatore.

Ai pritet të debutojë te Malajzia më 5 shtator në ndeshjen kundër Indonezisë.

Kjo përballje i përket Grupit G eliminator, në të cilin bëjnë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnami e Tajlanda.

Fituesi i grupit, do të avancojë në raundin e tretë eliminator, përmes të cilit pastaj kërkohet kualifikimin për botërorin “Katar 2022”.

Related posts

Eliminimi i Zvicrës/ Behrami ndryshon mendje në lidhje me qëndrimin në kombëtare

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Futbollisti spanjoll e mbyll me Barcelonën, do të vazhdojë karrierën në Madrid

Delo.autor

BUNDESLIGA NJË OPSION/ Schalke kërkon Hysajn, ja oferta

Delo.autor

Leave a Comment