Futboll Kategoria Superiore Sport

KËRKON “REVOLUCION” TEK KUKËSI/ Trajneri Daja do me vete lojtarin e “Ujqërve të Dëborës”…

Kukësi i sezonit të ri po ndryshon thellësisht nga ekipi i sezonit që sapo përfundoi. Me ardhjen e Ilir Dajës si trajner (zyrtarizimi është çështje ditësh), ekipi do të pësojë ndryshime të mëdha, si në dalje ashtu dhe në ardhje.

Gazeta mëson se ish-trajneri i Skënderbeut do të pranojë të vijë me një plan konkret, me një listë dëshirash. Lista ka nisur me Gavazajn, kërkohet Dejvi Bregu dhe futbollisti i tretë që pritet të jetë afrimi më i ri i Kukësit është sërish një lojtar i Skënderbeut.

Gazeta mëson ekskluzivisht se drejtuesit janë në negociata me Bajram Jashanicën. Mbrojtësi shtatlartë është dëshirë e Dajës, por dhe e drejtorit Nexhipi, i cili ka kohë që po punon në fshehtësi për të afruar treshen Gavazaj-Bregu-Jashanica. Kur i pari u zyrtarizua në klub, besojnë shumë që dhe dy të tjerët janë çështje kohe, sidomos Jashanica.

jashanica-1

Problemi i vetëm me mbrojtësin është dënimi që UEFA i ka bërë për doping. Shtatlarti rikthehet të luajë në janar të 2020-ës. Ndërsa çështja e Bregut është pak më e ndërlikuar, pasi Skënderbeu kërkon një shumë të majme parash për lojtarin, e bashkë me to dhe një përqindje jo të vogël nëse shitet nga Kukësi. Me ardhjen e Jashanicës i hapet vendi një largimi të njërit prej qendërmbrojtësve te Kukësi, në mos në këtë merkato, në janar e sigurt. Presidenti Gjici kërkon reduktim shpenzimesh.

Related posts

SYLVINHO E MBYLL ME KOMBËTAREN/ Sot prezantohet trajneri i ri i Shqipërisë ! Kandidati i mundshëm një italian

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter mendon për të ardhmen, blindon deri në vitin 2025 talentin…

Delo.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Tashmë ka një datë zyrtare, ja kur do të luhet ndeshja Juventus-Napoli…

Delo.autor

Leave a Comment