Futboll La Liga Sport

I DËRGON MESAZH ATLETICOS PARA DERBIT/ Shikoni çfarë goli ka realizuar mesfushori Toni Kroos (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme skuadra e Real Madrid do të përballet me Atletico Madrid, një supersfidë që premton gjithçka.

Djemtë e Zidane duken në formë të mirë diçka të tillë e tregon dhe tabela e renditjes në La liga, pas 5 javëve të para ata ndodhen në krye të klasifikimit.

Skuadra “Los Blancos” vazhdon përgatitjet në prag të sfidës së vështirë që e pret në “Wanda Metropolitano”, me trajnerin që ditën e sotme do të jape edhe udhëzimet e fundit.

Lojtarët duken në formë të mirë para kësaj ndeshje, teksa diçka të tillë e tregojnë edhe në stërvitje. Në një video nga stërvitja e djeshme e Realit, ku shihet mesfushori gjerman Toni Kros, i cili shënon një gol shumë të bukur nga vija e mesit të fushës, ndonëse porta nuk ishte në një distancë të largët.

Mesfushori e kontrollon topin në një mënyrë perfekte, teksa me një gjuajtje të fortë ka arritur të mposhtë portierin Areola, duke shënuar një gol spektakolar. Për më shumë shikoni videon:

Related posts

HUMBI TROFEUN E “US OPEN”/ Vijojnë debatet në tenis për ndëshkimin e Serena Williams

Isa.Autor

Nis operacioni fshesa, Barcelona do largojë tetë lojtarë

Sadik.Autor

REALIZOI NDAJ SHQIPËRISË PAS 500 DITËSH AGJERIM/ Harry Kane: Ju tregoj cila do të jetë ndeshja më e vështirë në grup

Delo.autor

Leave a Comment