Futboll Seria A Sport

FEDERICO KIEZA TEK “ZONJA E VJETËR”? Flet drejtori sportiv i Fiorentinës: Sulmuesi duhet të kuptojë…

Federiko Kieza prej kohësh kërkon largimin nga Fiorentina, dhe dëshiron transferimin tek Juventusi.

Sulmuesi po shtyn drejtuesit ta lejojnë atë të kalojë tek “zonja e vjetër”, por ata nuk heqin dorë nga shërbimet e lojtarit.

Për këtë ka folur edhe drejtori sportiv i Fiorentinës: “Unë mendoj se klubi ka qenë shumë i qartë për Kiezën, dhe dëshirën tonë për ta mbajtur atë. Federiko është një djalë shumë i mirë, por ai duhet të kuptojë nevojat tona si një klub me një pronar të ri, duke u përpjekur të ndërtojmë një ekip me themele të forta.”, u shpreh Prade.BM

Kieza është një nga lojtarët më të mirë të Serisë A, ku ka zhvilluar ndeshje shumë të mira me Fiorentinën dhe kombëtaren e Italisë. Pikërisht paraqitjet e mira kanë bërë, që për lojtarin të shfaqë interes një klub i madh si Juventusi.

Related posts

Provat e lira në Hungari nën shenjën e Vettel, zhgënjen Mercedesi

Sadik.Autor

PRITEJ VETËM ZYRTARIZIMI/ Partizani gati të “rrëmbejë” sulmuesin që shkëlqeu në Superiore, ja emri…

Delo.autor

VENDI I 7-TË PËR TOPIN E ARTË/ Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë

F.autor

Leave a Comment