Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Juventus në alarm edhe për 2 titullarë. Në dyshim edhe Bonucci

Lajme të këqija nga infermieria për Juventusin në prag të ndeshjes së prapambetur të kampionatit me Napolin. Artur Melo do të mungojë kundër skuadrës së Xhenaro Gatuzos si pasojë e një kalcifikimi në këmbën e djathtë, Leonardo Bonuçi është në dyshim, ndërkohë që Paulo Dibala ka pësuar një tjetër lëndim në stërvitje, duke shtyrë rikthimin e tij në dispozicion të grupit.

Shpresa për mesfushorin brazilian është që të rikuperohet për ndeshjen kundër Porton në Champions, të mërkurën e ardhshme, pavarësisht se edhe ajo konsiderohet në dyshim të fortë. Por problemet nuk përfundojnë këtu. Bonuçi, i cili u zëvendësua për një problem muskulor kundër Romës, mbeti në stol në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Interit.

Është e mundur që mbrojtësi të qëndrojë sërish pushim kundër Napolit, por gjendja e tij do të monitorohet në orët e ardhshme. Edhe Paulo Dibala do ta humbasë sfidën e radhës. Argjentinasi nuk është rikthyer ende në stërvitje me grupin, kur dukej gati, pasi ka ndier një dhimbje në gju dhe kjo është arsyeja përse nuk u grumbullua që në ndeshjen me Interin.

NAPOLI NË KRIZË – Nuk është më mirë situata as në kampin e Gatuzos, që dje ka mësuar se do t’i mungojnë dy futbollistë të tjerë kundër “Zonjës”.

Pasi arkivoi me shumë pengje Kupën e Italisë, tekniku i napolitanëve do të jetë i detyruar të bëjë ndryshime në formacionin e tij anti-Juve dhe mbrojtja është reparti më i prekur, duke parë mungesat e Manolasit, Kulibalit (i infektuar me Koronavirus) dhe Hysajt, i detyruar të lërë fushën në Bergamo për shkak të një tërheqjeje muskulore në pulpën e majtë.

Në dispozicion të Gatuzos kanë mbetur vetëm katër mbrojtës, duke qenë se do t’i mungojë edhe mbrojtësi i majtë Gulam (edhe ai ashtu si Kulibali është i infektuar) dhe në stol do të thërrasë lojtarë nga akademia.

Por, përveç mungesës së Hysajt, i cili nuk do të ketë një duel të mundshëm me Kristiano Ronaldon në krah, në mesfushë pritet të ketë një fanellë titullari për Elmazin, duke qenë se edhe Deme ka pësuar një tërheqje muskulore dhe nuk do të jetë as mesfushori gjerman i disponueshëm. Dhe kështu drejt Juventus-Napoli shkohet me një infermieri të mbipopulluar.

Related posts

Merr fund gjithçka/ Shpallen fituesit e edicionit të tretë në Maratonën e Tiranës (ÇMIMET)

Isa.Autor

Kroos: Champions League na jep superfuqi

Sadik.Autor

“TELENOVELA”/ Osmani i shprehu besnikëri Shehit dhe përfundoi me… Shkëmbin

Isa.Autor

Leave a Comment