Futboll Seria A Sport

FLET MBI VËSHTIRËSITË QË HASIN DREJTUESIT MILANEZ/ Habit ish-bomberi i Interit: “Zikaltrit” pa sulmues? Unë e Ronaldo jemi…

Kristian Vieri është gjithmonë i gatshëm që të flasë për futbollin italian, sidomos për Interin.

Në përfundim të turneut “Bobo Summer Cup” që ai zhvillon çdo vit për bamirësi, ish-bomberi zikaltër, i pyetur mbi vështirësitë që po hasin drejtuesit milanezë për të gjetur një sulmues për sezonin e ardhshëm, Vieri e merr me ironi.

“Unë jam i bindur që Marota dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të Interit po punojnë bindshëm që të afrojnë për sezonin e ardhshëm një sulmues të madh. Por nëse duan një këshillë, unë njoh dy sulmues që janë pa kontratë: i pari është Vieri, unë domethënë, dhe tjetri është Ronaldo. Prandaj, nëse duan, i ftoj që të nisin bisedimet dhe të na bindin, ndonëse jemi që të dy paksa mbipeshë. Por nëse duam, për Interin vijmë menjëherë në formë, – qesh Vieri. – Gjithsesi, duke i lënë mënjanë shakatë, merkato është ende shumë e gjatë dhe Konte, Marota dhe të gjithë të tjerët do të dinë t’i bëjnë gjërat siç duhet në fund”.

vieri ronaldo

Related posts

Juventus dhe Arsenali shfaqin interes për Gelson Martins

Sadik.Autor

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Ja pse Hummels mund të kthehet në problem te Bayern

Isa.Autor

Nuk arrihet marrëveshja mes UEFA-s dhe Milanit, kuqezinjtë rrezikojnë përjashtimin nga Europa!

Sadik.Autor

Leave a Comment