Futboll Kategoria Superiore Sport

E ÇUDITSHME/ Rastësia e Bledar Kolës, Laçi e kthen në Shqipëri si rival pas 20 vitesh

Bledar Kola kthehet në Shqipëri. Por nuk do ta bëjë këtë ashtu siç prisnin të gjithë, si një drejtues në ekipet kombëtare kuqezi, ku emri i tij ka qarkulluar shumë shpesh. Herën e fundit në Shqipëri për një ndeshje futbolli, ai vishte fanellën kuqezi në sfidën kundër Anglisë në marsin 2001.

Pas 20 vitesh, ai do të kthehet si pjesëtar iu stafit të Marinos Uzunidis në stolin e Universitatea Krajovës. Fati e desh që shorti i Ligës së Konferencës të vinte klubin ku ai po punon prej pak kohësh përballë Laçit në turin e dytë të turneut duke shënuar këtë rikthim të Kolës në vendin tonë.

Përtej historisë së tij kuqezi ku ka qenë një nga emrat më të shquar, Kolën e lidh një rastësi shumë e çuditshme me këtë përballje. Universitatea Krajova ka luajtur për herë të fundit ndaj një skuadre shqiptare në Europë vitin 1990. Asokohe, përballej në Kupën UEFA me Partizanin, ku pikërisht Bledar Kola filloi të bëhej një emër i njohur në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Ish-mesfushori zbriti në fushë në të dy ndeshjet kundër Krajovës të cilat u mbyllën me suksesin e skuadrës rumune me shifrat 1-0 duke siguruar kalimin në turin tjetër.

Related posts

FOTO/ Vdes para ndeshjes sportisti i njohur, shoferi i dehur e shtyp me makinë

Q.Autor

NDODH ÇUDIA NË ANGLI/ Lojtari mbyll sezonin pas dëmtimit qesharak në shtëpi

Isa.Autor

RENDITJA PËR KËPUCËN E ARTË/ Ja golashënuesit më të mirë në Europë

Delo.autor

Leave a Comment