Futboll Sport

THYERJA E DISIPLINËS GJATË FESTAVE/ Guardiola dënon tre lojtarët e Mançester Sitit

Pep Guardiola bëri tri ndryshime në formacionin e Mançester Sitit kundër Njukasëllit të dielën dhe konfirmoi se ato erdhën për shkaqe disiplinore. Xhek Grilish, Fill Foden dhe Xhon Stons u ulën në stol për t’iu hapur vend Gabriel Zhezusit, Zhoao Kanselos dhe Rahim Sterlingut në “St James’ Park”.

Vetëm Stons u aktivizua si zëvendësues i Diazit në 70’ në fitoren 4-0 kundër “Qymyrxhinjve”, e cila blindoi vendin e parë. Por katalanasi refuzoi të pranonte se ai bëri rrotacion me emrat në fjalë:

“Jo rrotacion, jo. Unë vendosa për këtë skuadër, sepse ata merituan të luanin dhe jo të tjerët. Gjatë Krishtlindjes unë i jap shumë rëndësi sjelljes si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

Dhe kur jashtë fushe ajo nuk është e duhura, atëherë ata nuk kanë për të luajtur. Kështu që ne duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë kohës, sepse shpërqendrimet gjatë kohës së Krishtlindjes janë diçka që ndodh, por ne duhet të jemi të përqendruar”.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË PORTIERI/ Milan gati 30 milionë euro për zëvendësuesin e Donnarummës, ja dy kandidatët

Delo.autor

LA LIGA/ E kërkon United, Bale presion drejtuesve të Realit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Fati i Gattusos me Napolin duket i caktuar, tek skuadra e De Laurentiis priten rikthime të mëdha

Delo.autor

Leave a Comment