Bundesliga Futboll Sport

FLET PËR OBJEKTIVAT DHE VËSHTIRËSITË E KLUBIT/ Niko Kovac pranon: Champions nuk fitohet lehtë, duhet të…

Niko Kovac ka folur në lidhje me përgatitjet për sezonin e ri.

Trajneri i Bayernit gjithashtu foli për merkaton, objektivat e klubit dhe vështirësitë e triumfit në Champions League.

“Ambiciet për këtë sezon janë maksimale. Duam të fitojmë kampionat e kupë dhe të përmirësohemi në arenën ndërkombëtare. Nuk mund ta rishpikim futbollin. Louis van Gaal nisi një sistem loje këtu dhe në fund të sezonit të shkuar pamë se ku mund të shkojmë”, u shpreh ai.

Boateng: “Çdo lojtar që është nën kontratë me ne do të trajtohet njësoj si ata që anë në planet tona. Për sa kohë Boateng është me mua, do ta hedh në fushë”.

Merkato: “Duhet durim, duke pritur çfarë na ofron tregu. Duam të zëvendësojmë Robben e Ribery, por pa u nxituar. Dembele? Është lojtar shumë i mirë, na duhen përforcime në sulm”.

Leroy Sane: “Lojtar shumë i mirë, mund të na ndihmojë shumë. E dua, të shohim deri në fund të verës”.

Champions League: “Nuk është e lehtë, Bayern ka vetëm 5 Champions në histori, 2 prej 1876 deri tani. Nuk është më betejë mes klubeve. Bayern tani duhet të luftojë kundër shteteve dhe miliarderëve. Do të jetë më e vështirë për klubet gjermane, lojtarët më të mirë luajnë në Angli e Spanjë. Dortmundi po blen, por vetëm brenda Gjermanisë”.

Related posts

MOTO GP/ Yamaha zbulon sekretet: Kujtuam se Rossi do të garonte në “Formula 1”, prandaj…

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari në telashe, “luftë e ftohtë” mes Vettel dhe Charles Leclerc

Delo.autor

MBËSHTETJE E ÇMENDUR/ Tifozët e Laçit me makina drejt “Elbasan Arenës” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment