Futboll Seria A Sport

FLET PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Presidenti i Interit: Ne jemi të sigurtë se do të…

Mauro Ikardi është një nga emrat më të nxehtë këtë merkato, teksa i është bërë e ditur se nuk është në planet e trajnerit për sezonin e ri.

Ish kapiteni zikaltër është duke u stërvitur i vetëm tani, pasi Konte  vendosi të mos e marrë me skuadrën, që po zhvillon përgatitjet parasezonale në Azi. Sipas disa lajmeve thuhet se Ikardi ka hedhur poshtë ofertat e Napolit dhe disa klubeve të tjera, sepse ai është i bindur se Konte mund të ndryshojë mendje, dhe ta marrë përsëri në skuadrën e tij në sezonin e ardhshëm.

Për këtë ka folur edhe vete presidenti i Interit i cili u shpreh: “Ikardi është një lojtar i madh, një njeri i mirë, dhe ai e ndihmoi klubin me golat e tij në të kaluarën. Ne jemi të sigurtë se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të. Nuk do të ketë asnjë ndryshim mendimi, edhe pse tani nuk kemi shumë sulmues.”, u shpreh Zhang.GHK

Juventusi dhe Napoli janë pretendentët kryesorë për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas, edhe pse çmimi prej 70 milionë euro që kërkon Interi, duket i lartë.

Related posts

SFIDA NDAJ PORTUGALISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Martinez: Nuk kemi një plan për të ndalur Ronaldon

Delo.autor

E PABESUESHME/ PANUCCI në telashe, rrezikon të përfundojë në POLICI sepse ka…

Isa.Autor

“TI KE QENË MODEL PËR MUA”/ Rashica i jep “lamtumirën” e ndjerë legjendës 41-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment