Futboll Kategoria Superiore Sport

MLEDHJA E LIGËS PROFESIONISTE/ Superiorja drejt shtyrjes, klubet me sytë nga…

Liga Profesioniste u mblodh ditën e sotme, për të marrë disa vendime për situatën e vështirë që ndodhet futbolli shqiptar.

edvin libohova

Disa nga klubet e elitës, janë në një kolaps financiar dhe kjo ka bërë që të zhvillohet kjo mbledhje.

Zëvendës presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova deklaroi para mediave: “Presim paketën ligjore nga qeveria dhe nëse vendimet aty nuk përputhen me kërkesat tona do të shohim si do veprojmë. Shtyrja e kampionatit është një opsion, por gjithsesi, duhet të presim draftin e qeverisë, gjatë këtyre ditëve, që më pas të dalim me vendimin tone”.

Pra, sytë janë kthyer nga qeveria dhe siç situata tregon kampionati do të shkojë drejt shtyrjes.

Në mbledhje të pranishëm ishin presidentët e Teutës, Laçit, Tiranës, Bylisit dhe juristi i Partizanit, ndërklaqë të tjerët mungonin.

Related posts

DITË PREZANTIMESH/ Partizani dhe Vllaznia zbulojnë trajnerët e rinj në të njëjtën orë

Delo.autor

PAS FIORES NDAJ FIORENTINA-S/ Telefonata Donnarummas me Piol, shikoni se si festojnë “kuqezinjtë” (FOTO)

Delo.autor

Sarri përgënjeshtron gjithçka: Është krejtësisht e pamundur!

Sadik.Autor

Leave a Comment