Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ “Pit Stop” më i shpejtë në histori, Red Bull vendos rekordin në Silverstone (VIDEO)

Gjatë garës së Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1, skuadra e Red Bull ka vendosur rekordin e pit stop (ndalesës) më të shpejtë në histori. Meikanikët e skuadrës austriake kanë ndërruar gomat e njëvendëshes së pilotit Pierre Gasly në 1.91 sekonda (më pak se dy sekonda).

Kjo ndodhi në xhiron nr.13 të garës së zhvilluar ditën e diel në pistën e Silverstone.

Rekordi i mëparshëm, 1.92 sekonda, i përkiste mekanikëve të makinës së Williams dhe pilotit Valtteri Bottas. Në vitin 2016, në garën e Baku (Azerbajxhan), finlandezi ndërronte gomat me kohën rekord 1.92 sekonda, por që tashmë i përket së shkuarës.

Related posts

Salah shënon gol ndaj Brighton, dhe thyen rekordin historik të Ronaldos, Suarezit (VIDEO)

Sadik.Autor

FOTO/ Operohet ylli i Argjentinës, rrezikon të humbasë Botërorin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Dortmund godet në merkato, zëvendëson Sancho-n me talentin holandez…

Delo.autor

Leave a Comment