Futboll Sport

TË GJITHË E DUAN BALOTELLIN NË SERIE A/ Tjetër skuadër e interesohet për “Super Marion”, ja emri

Mario Baloteli duket se ka mbyllur të gjitha mundësitë për t’u rikthyer te Marseja, Sulmuesi në sezonin e kaluar arriti të linte shenjën e tij me gola, duke kujtuar Balotelin e kohëve të ara. Megjithatë, kontrata e tij me skuadrën e kampionatit francez ka përfunduar dhe lojtari është i lirë të zgjedhë alternativën më të përshtatshme duke qenë se Marseja nuk ka dhënë sinjale për rinovimin.

Kështu, për 28-vjeçarin është përfolur shpesh një rikthim në kampionatin italian, aty ku më parë është aktivizuar me Interin dhe Milanin. Emri i tij është përmendur si një përforcim i mundshëm i Parmës apo Breshias, por të tilla klube e kanë të vështirë të përballojnë rrogën e sulmuesit. Ndërkohë, tashmë një mundësi e re është shfaqur për futbollistin. Bëhet fjalë për Fiorentinën.

Presidenti i ri i klubit vjollcë kërkon t’i bëjë një dhuratë tifozerisë së tij, ndërsa Baloteli do të ishte një surprizë e bukur. Për momentin, asgjë konkrete, megjithatë ndjesia është se sulmuesi kërkon të rikthehet në Itali dhe se Fiorentina mund të përballojë shpenzimet e Marios.

Related posts

PREKËSE/ 5-vjeçarja me KANCER i shkruan letër, Modric bën këtë gjest FANTASTIK

Isa.Autor

E TRISHTË/ Tronditet ish-trajneri i Milanit, babai i tij ndahet nga jeta

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Mbi 35 mijë euro për çdo minutë lojë, Juventus gati të marrë vendimin drastik

Delo.autor

Leave a Comment