Bundesliga Futboll Sport

“KLASIKJA” DORTMUND-BAYERN/ Vetëm 15 mijë tifozë në stadium, më shumë se 22 milionë në…

Dortmund-Bajern, supersfida që do të ulë para ekranit më shumë se 22 milionë teleshikues dhe 15 mijë të tjerë që do të jenë në stadium.

Një numër i vogël ky duke pasur parasysh kapacitetin prej 81 mijë vendesh që disponon “Signal Iduna Park”.

Por, numri i infektimeve në Gjermani është shtuar shumë në javët e fundit duke bërë që disa stadiume të mbyllen totalisht për shkak të situatës së krijuar.

Kujtojmë se situata është më e rënduar në Bavari, aty ku kampionët e Gjermanisë janë të detyruar t’i luajnë ndeshjet e fundit të këtij viti pa praninë e tifozëve.

Një masë kjo që pritet të ndryshojë në fillim të 2022-shit, gjithmonë në varësi të numrit të infektimeve. Ndërkohë, stadiumi në sfidën e sotme me siguri do të kishte qenë i mbushur në kapacitetin maksimal.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Komisioni i Disiplinës publikon vendimet, dënohet Tirana. Musolli dhe Torasa…

Delo.autor

Leku letër te Kukësi, ja sa para u dha Gjici lojtarëve

Sadik.Autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ BARCELONËS/ Ja tri pjesët e pazëvendësueshme të Interit të Contes

Delo.autor

Leave a Comment