Boks Të tjera

GRAND PRIX/ Akil Gjakova fiton medaljen e artë, mposht në finale xhudistin rus

Akil Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e artë në finale të Grand Prixit në Budapest.

Gjakova është shpallur kampion në kategorinë -73 kilogramë duke mposhtur xhudistin rus Georgil Elbakiev.

Në finale, Akil Gjakova u tregua shumë i fuqishëm për xhudistin rus Georgii Elbakiev, të cilën e mposhti për t’i siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këtë kompeticion.

Kjo është medalja e gjashtë për 23-vjeçarin në Turneun Botëror të IJF, ku përfshihen tituj të Masters, Grand Slams e Grand Prix.

Në këtë garë, Kosovën e përfaqësuan dje edhe tri xhudiste femra: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Këto dy të fundit fituan nga një medalje të argjendtë, ndërsa Majlinda e mbylli garën pa medalje.

Related posts

Ilir LATIFI një “luan” i vërtetë, sfidon kundështarin: Mos dil në pension frikacak

Isa.Autor

E BUJSHME NË “UFC”/ Kampioni i botës jashtë vetëm pak orë përpara ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

“AUSTRALIAN OPEN”/ Ministrja Andrews: Tenisti serb nuk po mbahet rob, është i lirë të…

Delo.autor

Leave a Comment