Futboll Premier League Sport

“INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP”/ Liverpool mposhtet nga Dortmund në miqësore (VIDEO)

U zhvillua miqësorja e parë e luksit në Indiana, SHBA, në stadiumin “Notre Dame” midis Dormundit dhe Liverpulit.

Borussia Dortmund arriti të mposhti kampionen e evropës me rezultatin 3-2

Paco Alcacer hapi serinë e golave që në minutën 3’, ndërsa Wilson barazoi shifrat në minutën 35’, duke mbyllur pjesën e parë në barazpeshë.

Me rifillimin e 45 minutave të dyta Dortmund e nis me shumë zëvendësime. Skuadra gjermane shënon dy gola të shpejtë me autorë Delaney (53’) dhe Bruun Larsen (58’).

Ndërkohë që Jurgen Klopp priti minutën 60’ për të ndërruar të gjithë skuadrën.

Brewester ngushtoi diferencën për “Reds” 15 minuta para fundit, por nuk ia dolën të shënojnë golin e barazimit.

Pas kësaj skuadrat do të vijojnë me ndeshjet e tyre të forta në ditët në vijim, në International Champions Cup.

Related posts

U LARGUA MES LOTËSH NGA ROMA/ Ja prezantimi spektakolar i mesfushorit Holandez (VIDEO)

Isa.Autor

FUTBOLLISTI I NJOHUR PAGOI 5.000 EURO/ Për të ELEMINUAR ish-të dashurën nga Big Brother (FOTO)

Delo.autor

ARBITROI SKËNDERBEUN NË CHAMPIONS/ Gjyqtari del hapur: Jam homoseksual

Delo.autor

Leave a Comment